Tayna pas liberalizimit të vizave: Më në fund po lëvizim të lirë qysh e meritojmë

Dita e sotme, është ditë e madhe për shqiptarët e Kosovës.

Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta.

Një reagim e ka bërë edhe reperja kosovare, Tayna, e cila i është gëzuar lajmit.

Përmes një shkrimi në “Instastory” ajo ka thënë se më në fund do të lëvizim të lirë.

“Ma n’fund po lëvizim t’lire qysh e meritojme”, shkroi ajo teksa ka vendosur emoji flamurin e Kosovës të shoqëruar me një zemër të kuqe./Lajmi.net/