Tayna ndan videon joshëse nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Reperja e njohur njihet si njëra ndër artistet më seksi në skenën muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ajo ndan imazhe apo video të ndryshme për ndjekësit në rrjete sociale ku edhe mahnit me dukjen e saj si gjithmonë.

Reperja ka hyrë në llogarinë e saj në Instagram, për të ndarë me ndjekësit disa pamje në Instastory ku shihet e rregulluar deri në çdo detaj.

Këto paraqitje plot stil duket të jenë nga klipi i ri muzikor i cili pritet të vijë në ekrane tona së shpejti.