Tayna ‘dridh’ Luzernin me paraqitjen e fundit

Tayna  pak javë më parë kishte bërë të ditur se është koha për një pauzë të shkurtër para se të fillojë sërish me mbrëmje muzikore.

Reperja e cila javë më parë publikoi edhe hitin më të ri ‘Edhe ti’ në bashkëpunim me Mozzik, dje ka mbajtur një koncert në Luzern të Zvicrës, ku si çdo herë tjetër kishte ‘elektrizuar’ publikun si me performancë ashtu edhe me pamje.

Doruntina e njohur me emrin artistik Tayna, ka publikuar disa imazhe nga paraqitja e fundit ku duket mjaft atraktive me veshjen e zgjedhur.