Tayna dhe Azeti po vijnë me bashkëpunimin e dytë

Tayna dhe Azet tashmë kanë bashkëpunimin e parë të tyre.

“Ti harro” titullohej projekti që bëri bashkë dyshen në qershor të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

E si duket tashmë ata po vijnë në bashkëpunimin e dytë.

Bashkëpunimi i tyre do të publikohet me 30 qershor dhe mbanë titullin “Tequila”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Tayna përmes një postimi në rrjetin social, ‘Instagram’.

“Bëhuni gati për “Tequila”, ka shkruar reperja në postimin e saj./Lajmi.net/