Muzika ‘country’ mbretëroi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards 2023 (BBMAs).
Këngëtari i “Last Night” Morgan Wallen ishte fituesi i madh këtë vit. Wallen mori në shtëpi një varg çmimesh kryesore – 11 gjithsej – përfshirë: artisti më i mirë mashkull, artisti më i mirë i Top 100-ës, artisti më i mirë i këngëve në transmetim dhe artisti më i mirë ‘country’.
“Shfaqja e fundit e çmimeve ku shkova, ne u kthyem në shtëpi duarbosh. Dhe ky, nuk kam duar të mjaftueshme për të gjithë”, u tha Wallen fansave pas fitores së tij në BBMA.

“Sido që të jetë, unë premtoj se do të qëndroj i njëjti, pavarësisht nëse do të kthehemi në shtëpi me 10 apo 0. Unë do t’ju jap gjithçka nga vetja çdo natë, çdo herë që shkoj në studio”, tha ai.
Një artiste që gjithashtu shkëlqeu këtë mbrëmje ishte edhe ylli i popit, Taylor Swift.