Taxhikistani pezullon stinorin në futboll shkaku i koronavirusit

Taxhikistani, një nga vendet e pakta në botë ku po luhej futboll në këtë situatë të pandemisë, të dielën ka njoftuar se ka pezulluar ndeshjet deri më 10 maj, pasi qeveria ka vendosur të marrë masa të reja parandaluese, shkruan agjencia Reuters.

Pezullimi do të hyjë në fuqi nga dita e hënë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Taxhikistanit, ndërsa ndeshjet e të dielës do të luhen pa shikues, siç ishte luajtur në xhirot e kaluara.

Taxhikistani nuk ka raportuar ende asnjë rast me koronavirus, ndonëse shtetet fqinje të saj kanë raportuar me qindra raste. Mirëpo, rastet e pneumonisë dhe një i vdekur nga gripi i derrave kanë shkaktuar shqetësim.

Të shtunën, qeveria ka vendosur të mbyllë shkollat për dy javë.