Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë

Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij Arbnora u bënë prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi vogëlushi të cilin e pagëzuan me emrin Klevis.

“Mirë se erdhe në këtë botë engjëlli im i vogël, nëna dhe babai të duan pa fund”, ka shkruar pranë postimit Taulanti, imazh me të cilin edhe ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e tij.