Shkurte Fejza: Leze Qena do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza e ka kujtuar ikonën e kinematografisë kosovare, Leze Qena.

Sipas saj ajo ka vdekr vetëm fizikisht dhe gjithmonë do të mbetet në mendjet dhe zemrat tona.

“Na iku edhe një artiste e madhe e skenës tonë, iku vetem fizikisht por do të mbetet gjithëmon në mendjet dhe zemrat tona dhe të shumë gjeneratave që do të vin pas neve. Do të na mbetet në kujtesën tonë arti i saj, shpirti i saj i bardhë dhe zemra e madhe e kësaj artisteje shumë të madhe.. Pusho e qetë Leze Qena artiste ikonë e skenës shqiptare.”, ka shkruar Shkurte Fejza pranë postimit të një fotografie ku shihet pranë Leze Qenës.