Tashmë zyrtare: Mane e humbet Botërorin

Sadio Mane nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kombëtarja e Senegalit, transmeton lajmi.net.

Futbollisti u dëmtua në ndeshjen e fundit me Bayern Munich, në kuadër të Bundesligës.

Sulmuesi tashmë i është shtuar listës së gjatë të lojtarëve të mëdhenj që nuk do të jenë gati për këtë turne.