Zelfina Sela është e lindur në qytetin e Dibrës, të Maqedonisë së Veriut. Arsimin e mesëm e ka kryer në qytetin e lindjes, ndërsa studimet në qytetin e Manastirit, në Fakultetin Bioteknologjik, ku dhe e ka marrë titullin “Inxhiniere Bioteknologe”.
Ano thotë se në politikë është kyçur pasi koalicioni ASH-AAA ofron piksëpari Shtet për të gjithë.
“Ky koalicion ofron edhe Barazi të plotë, shtet të së drejtës, Shtet që kultivon dhe ruan kapitalin njerëzor, zhvillim të barabartë, ekonomik dhe territorial, shtet zhvillimor të gjelbër dhe të digjitalizuar dhe shtet të integruar në rajon, Europë dhe Botë”, thotë Sela.
Ndërsa sa i përket femrës, ajo në të kaluarën është diskriminuar, ndërsa kur ka ardhur koha e zgjedhjeve, për shkak se është kusht ligjor, i kanë keqpërdorur emrat e tyre vetëm sa për formalitet. “15 korriku duhet ta ndryshojë këtë mentalitet. 15 korriku duhet të krijojë hapësirë për zërin e barabartë të femrës në politikë”, thotë bioinxhinieria me të cilën krenohet Dibra.
Maqedoni Tash është koha që një Bio-Inxhiniere të jetë zëri i Dibrës në...