Tasevski: Për incidentin në M-NAV është njoftuar Eurokontrol dhe të gjitha institucionet tjera botërore

Për zhvillimet në M-NAV janë informuar të gjitha institucionet ndërkombëtare, sindikatat, si dhe Eurokontrol, gjegjësisht Organizata Europiane e Kontrollit të Trafikut Ajror.

Sot në zyrën e Bashkimit Europian në Shkup kanë qenë edhe përfaqësues të Sindikatës së M-NAV, ku kanë marrë përkrahje dhe mirëkuptim të plotë për revoltën e tyre për ngjarjet e ditëve të kaluara.

“Angazhimi ynë është që problemet t’i zgjidhim gjithmonë brenda dhe që këto probleme të mos shkojnë përtej kufijve të shtetit, para së gjithash të mos turpërohemi si shtet, por edhe ne si profesion, sepse kur tregojmë gjërat që ndodhin në vendin tonë, njerëzit na thonë, ku jetoni? Tani, ne kemi arritur një situatë ku gjërat e arritën kulmin, nuk mund të mbahen në këtë nivel, janë kontaktuar të gjithë, Federata Europiane e Sindikatave të Kontrollit të Trafikut Ajror, ku janë anëtarë të të gjitha sindikatave të kontrollit të trafikut ajror në Europë, Shoqata e Kontrollit të Trafikut Ajror në nivel botëror, EUROKONTROL, janë kontaktuar të gjitha institucionet, e shoh që po ndjekin, kanë informacione të mjaftueshme”, deklaroi Aleksadar Tasevski, kryetar i sindikatës së M-NAV.