Taravari: Zaev njihet si politikan jostabil, por nuk besoj që do e tërheq dorëheqjen (Video)

LAJM: Si e komentoni taktizimin e Zaevit me dorëheqjen?

Taravari: z.Zaev është i njohur në opinion si njëri shumë jostabil i cili din deklaratat e tij t’i ndryshojë brenda ditës 3-4 herë. Por nuk e besoj se pas kësaj humbje kaq të madhe mund të tërheq dorëheqjen e vet. Mendoj se nëse tërheq vetëm ai humbet. Anija e z. Zaev dhe z. Ahmeti është duke u fundosur. Bile i pari ai iku nga anija duke dhënë dorëheqje, shpresoj që e njëjta do t’i ndodh edhe z. Ahmetit. As që diskutohet që kjo shumicë parlamentare është duke u përmbysur.

LAJM: Pse insiston BDI-ja që Zaev të mos tërhiqet nga posti i kryeministrit?

Taravari: Bëhet fjalë për regjim, regjim hibrid. Këtë nuk e them unë, këtë e thonë institucionet ndërkombëtare relevante që kanë shumë vërejtje se shteti është i kriminalizuar dhe korruptuar. Këtë e thotë edhe ish kryetari i SDSM-së Branko Cërvenkovski dhe ish kryetari i shtetit. Këtë e thonë plotë institucionet ndërkombëtare edhe për korrupsionin dhe kriminalitetin në shtet dhe kriminelët kujdesen për njëri-tjetrin. Kështu që z. Zaev e ruan z.Ahmetin në zgjedhje, tash z.Ahmeti nuk don ta lëshon se vendosja nuk vetëm e njërës palë, por fundosja do të jetë definitivisht e të dy palëve së bashku.