Taravari viziton Bujanovcin, dalja masovike në zgjedhjet e 3 prillit shumë domethënese

Bujanocin sot e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u prit nga kryetari Nagip Arifi dhe shefi i kabinetit Sali Salihi, përcjell in7

Gjatë këtij takimi u shtjelluan tema që kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit lokal në dy komunat Bujanoc dhe Gostivar. Nuk u la pa u përmendur edhe tema e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 3 Prill 2022.

Nga të dy palët u dakordua që dalja masovike në këto zgjedhje do ta forconte rolin dhe pozicionin e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit./in7.tv/