Taravari: Unë dhe Mexhiti ishim të pafuqishëm për të ndikuar në vendimet e administratës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët thotë se ka që një vit e gjysmë askush nuk flet për integrimin evropian.

“Nga dhjetori kryeministri Mickoski e bëri se kjo nuk bëhet, se nuk ka gatishmëri se për t’i pranuar kërkesat bullgare, se nuk do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Dhe kaluan një vit e gjysmë dhe askush nuk flet për integrimet evropiane”, tha Taravari në “Shenja”.

Taravari gjithashtu theksoi se nga kredia hungareze asnjë kompani shqiptare nuk ka përfituar.

Taravari tha se pavarësisht pozicionit të tij dhe të Izet Mexhitit brenda koalicionit, kishin qenë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative, siç është ndërrimi i një drejtori shkolle.