Taravari sjell një lajm të mirë për Çegranin (Dokument)

Në vitin 2019-të si kryetar i Komunës së Gostivarit, u zotova se në rrugë ligjore nuk do të lejoj fillimin e punës në guroren e fshatit Çegran, dhe sot kështu ndodhi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka miratuar propozimin e Ministrisë kompetente për ta shfuqizuar marrëveshjen për guroren për eksploatimin e lëndëve minerale në fshatin Çegran.

Ne si pushtet lokal zhvilluam betejë të fuqishme për këtë guror dhe nga vendimi ynë nuk na zbrapsi asgjë.

Çegrani meriton më të mirën!