Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas miratimit të projektit “Safe City”, duke e cilësuar atë si një nismë të dëmshme për qytetarët dhe me rreziqe serioze.
Sipas Taravarit, projekti jo vetëm që nuk garanton siguri, por paraqet edhe barrë financiare për qytetarët.
“Safe City që është sa diskriminues, me rreziqe të mëdha dhe një vrimë më shumë në xhepat e qytetarëve, sapo zbuloi koalicionin më të ri që e votoi sot: ‘VMRO-VLEN-LEVICA’… që nuk është fare ‘safe’ as për qytete dhe sidomos për njerëz,” ka deklaruar Taravari.
Ai kritikoi edhe përbërjen e shumicës që e mbështeti këtë projekt, duke lënë të kuptohet se pas tij fshihet një bashkëpunim i ri politik. (INA)



