Taravari: RDK dhe PDSH satelitë të BDI-së

Taravari deklaron se BDI ka aktivizuar parti të tjera që të pa- mundëson koalicionimin e opozitës dhe këto parti, sipas tij, zhvillojnë fushatë negative ndaj Aleancës për Shqiptarët.

“Te partitë politike ekzistojnë dy grupe, një është BDI me dy satelitët e saj – PDSH dhe RDK, të cilat nuk ishin aktive dhe tani sikur me sustë i aktivizoi Ahmeti që të bëjnë ekskluzivisht fushatë kundër Aleancës për Ashqiptarët.
Grupi i dytë i patrive jemi Aleanca, BESA dhe Alternativa”, nënvizon Taravari.

Ai ka komentuar edhe shkuarjen e BDI-së e vetme në zgjedhje. Ky vendim i partisë së Ahmetit, sipas Taravari vjen pasi “me ato askush nuk dëshiron të negociojë e jo më edhe të koalicionojë”.

Taravari edhe një herë ka përsëritur se BDI ka nevojë natyrale të shkojë në opozitë për, siç ai thotë, reformim të vërtetë si subjekt politik!, deklaroi Taravari per Televizionin Koha-Tetovë.