“Njujork tajms” publikoi video-incizim nga rrëzimi i aeroplanit ukrainas në Iran

“Njujork tajms” ka publikuar një video-incizim në të cilin gjoja shihet se si një raketë iraniane godet aeroplanin ukrainas në afërsi të aeroportit në Teheran, me ç’rast e humbën jetën të gjithë 176 pasagjerët dhe anëtarë të ekuipazhit.

Gazeta amerikane pohon se video-incizimi është autentik.

Në video shihet se si aeroplani është qëlluar nga raketa mbi Parandën, qytet në afërsi të aeroportit, por aeroplani nuk shpërthen menjëherë. Aeroplani pas disa minutave e ndryshon kahen dhe drejtohet kah aeroporti ku dhe shpërthen.

Gjurmët vizuale dhe të zëshme janë identike me informacionet për fluturimin dhe incizimet satelitore të zonës ku u rrëzua avioni./MIA/