Arben Taravari pranoi që qëllimi dhe programi i vetëm i opozitës është mposhtja e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në këtë postim, Taravari gjithashtu konfirmoi që të vetëm nuk mund ta mposhtin BDI-në, por ju duhet të bashkohen edhe me partitë tjera.
Qytetarët presin program, proekte dhe realizim, e jo mposhtje.
“Po, është shumë e vërtetë që faktorë me relevancë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, janê shumë të interesuar që të ndodh koalicionimi trepalësh ASH-AAA-BESA, me të vetmin qëllim që BDI të mposhtet bindshëm dhe të shkon në opozitë.
Natyrisht, që këtu nuk janë të kyçur Ambasadat e shteteve shqiptare dhe as Prishtina dhe as Tirana zyrtare, njësoj sikur me rastin e platformës së partive politike parlamentare shqiptare të vitit 2017.
z.Ali Ahmeti e di shumê mirê, kush janë këto faktor me relevancë nga këto dy shtete.” shkruan Taravari.