Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në Aleancën për Shqiptarët.
“Afrim Ziberi i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët.Na priftë e mbara!”, është shprehur Taravari.
Aleanca për Shqiptarët së fundi ka filluar takime me mbështetësit e tyre gjithandej vendbanimeve shqiptare. Nga kjo parti janë të interesuar për prurje të reja, me qëllim që të dalin fitues në zgjedhjet e 12 prillit.(INA)