Taravari: Përshëndesim dakordimin e arritur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë

Pas takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë reaguar partia e Arben Taravarit, Aleanca për Shqiptarët, transmeton TV21.

Nga kjo parti duke përcjell qëndrimin e liderit, thonë se përshëndesin “dakordimin e arritur midis Kosovës dhe Serbisë në lidhje me propozimin evropian.

Më poshtë reagimi në formë të integruar:

Përshëndesim dakordimin e arritur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në lidhje me propozimin evropian për një “Marrëveshje për rrugën e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë”.

Përkrahim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për fazën vijuese të negociatave rreth zbatimit të kësaj marrëveshjeje, drejt arritjes së njohjes “de jure” nga ana e Serbisë.

Progresi i tillë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim evropian dhe me përkrahje amerikane, është një e arritur e madhe për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike.

Arben Taravari, Kryetar