Taravari për TV21: Ideja e Zejdit është prej opsioneve të mundshme

Ideja për bojkot të punës së Kuvendit nga 12 deputetët e koalicionit “Tash është koha”, që u plasua nga sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi është një opsion i mundshëm dhe logjik edhe për Aleancën për Shqiptarët, tha për TV21, sektetari i përgjithshëm Arben Taravari.

“Ideja e Zejdit, gjithsesi është një prej opsioneve të mundshme dhe shume logjiike”, tha Taravari.

Ai njoftoi se ky propozim do të shqyrtohet ditëve në vijim nga kryesitë e të dy partive të koalicionit.

“Në ditët në vijim kryesitë e dy partive të koalicionit do të ulen së bashku dhe do te sjellin vendim definitiv për aktivitet e mëtutjeshme”.

Zejdi propozoi bojkotin e Kuvendit, për siç thotë, t’i thuhet “stop” vjedhjes dhe mashtrimit nga Bashkimi Demokratik për Integrim./TV21