Taravari: Para tre viteve fituam betejën për Gostivarin

Saktësisht sot para 3 viteve fituam atë që e quajtëm “Beteja e Gostivarit”!
I jam mirënjohës çdo njeriu që me punën dhe dedikimin e tyre më dhanë kurajo çdo ditë që të jem pjesë e asaj beteje!
Në këto 3 vjet sigurisht që nuk ka shkuar gjithçka perfekt, por e di që secili ka bërë maksimumin!
Duke qenë krenar për ju, duke ju falenderuar që më jepni mundësinë të jem pjesë e ekipit tuaj, jam i sigurtë që tashmë gostivarasve u dhamë plot shembuj të ndryshimeve të dukshme!

Vazhdojmë, Gostivari i Pari!