Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët tha se ASH-ja mbështet grevën në arsim, pasi sipas tij, pagat e arsimtarëve dhe profesorëve nuk janë dinjitoze.
“I kemi përkrahur dhe vazhdojmë t’i përkrahim. Mendoj se është një e drejtë që e meritojnë absolutisht. Në Maqedoni një kamerier i rëndomtë apo një punëtorë bukëpjekës merr rrogë më të madhe se sa një arsimtarë apo profesor në shkollën e mesme apo shkollën fillore por edhe në fakultete”, deklaroi mes tjerash Taravari.




