Taravari: Nuk përjashtohet mundësia që të shkojmë në opozitë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ka dilema nëse ASH duhet të jetë pjesë e Qeverisë, transmeton TV21.

“Megjithatë, kemi dilema nëse do të vazhdojmë tutje. Ne deri në në fund të nëntorit ndoshta do të duhet të mbajmë seancë të Kryesisë Qendrore, për të analizuar të gjitha mundësitë dhe nuk përjashtohet mundësia për të shkuar në opozitë. Kjo është një kohë turbulente kur nuk dihet se kush për kë punon. Na duhen edhe udhëzime nga ata që ne i quajmë miqtë tanë dhe të dimë se cilën rrugë ta ndjekim”, tha Taravari.