Taravari: Nuk dua të besoj se ndryshimet kushtetuese nuk do të miratohen!

Kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se nuk pret që të mos votohen ndryshimet Kushtetuese, pasi sipas tij tashmë VMRO-DPMNE po jep sinjalet e saja se është e gatshme për votim, informon Klan M.

”Nuk dua ta besoj atë gjë tashmë shihen edhe sinjalet qarta të partisë opozitare maqedonase se janë të gatshëm të votojnë ndryshimet Kushtetuese, tani bisedohet vetëm për finsesa për gjëra të vogla se si do të organizohet pushteti në 100 ditët e ardhëshme apo 6 muaj të ardhshëm por me rëndësi është se Maqedonia e Veriut do t’i hap bisedimet me BE-në bashkë me Shqipërinë” – tha Arben Taravari. /KlanMacedonia