Taravari: Në kushte të krizës shumë vështirë paguhen tatimet

Shumë vështirë ia dalim t’i paguajmë me kohë tatimet, posaçërisht pas vitit 2020 kur filloi pandemia e kovid-19, deklaroi sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Gjatë pandemisë prej vitit 2020 deri në vitin 2021 ne nuk u bëjmë shumë presion shumë qytetarëve të paguajnë tatime. Tani si Komunë e Gostivarit filluam fushatë për t’i motivuar njerëzit të paguajnë, sepse ndryshe nuk mund të funksionojmë”, deklaroi Taravari në përgjigje të pyetjes para fillimit të ceremonisë për nënshkrim të Memorandumit për bashkëpunim me grupin e dytë 24 partner-komuna në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcim të kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, të titulluar “partnerë të rinj dhe buxhetim më i mirë komunal”.

Ai theksoi se vendi ynë është shteti më i centralizuar në rajon dhe në Evropë.

“Me atë nënkuptoj se shumë para u kthehen komunave, posaçërisht në këto periudha të vështira me pandeminë me kovid, kriza energjetike, ndërsa tani edhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që ndikoi ndaj rritjes së çmimeve dhe varfëria e qytetarëve. Tani ata gjithnjë e më pak paguajnë tatime, ndërkaq që ato janë burimet themelore të financave në komuna”, theksoi Taravari.

Në një shoqëri të këtij të centralizuar dhe funksionim të shtetit, potencoi, me të vërtetë është vështirë komunat të funksionojnë.

“I bashkangjitem kërkesës së bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale – BNJVL se ose duhet Qeveria të zbatojë decentralizim, me çka më shumë para nga tatimet do të kthehen në komuna apo, ndërkaq, të ndihmojë siç ndodhi në vitin 2018, kur për fat të keq Komuna e Gostivarit ishte komuna e vetme urbane opozitare dhe mori më së paku para nga të gjitha komunat e tjera”, tha Taravari.