Taravari: Gabimin më të madh që e kemi bërë vitet e fundit, është mbështetja e Arsovskës

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Televizionin “Sitel” ka folur për zhvillimet e fundit në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”.

Ai tha se gabimin më të madh që e ka bërë kjo parti, është mbështetja që ia kanë dhënë kryetares aktuale të Shkupit, Danella Arsovskës, transmeton TV21.

“Ka një vit që ne nuk kemi komunikim me kryetaren Arsovska, kështu që nuk do të komentoja asgjë. Vetëm analizoheni se sa drejtorë ndryshohen në ndërmarrjet publike në Shkup, kështu që unë mendoj se gabimin më të madh që e kemi bërë vitet e fundit, është se ne e mbështetëm Danella Arsovskën. Por, kjo është kjo, nuk mund të ndryshojë”, tha Taravari.