Taravari: Do të vijmë në situatë që patjetër të mbahen zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë për media pas mbajtjes së Kuvendit të 6-të të partisë, foli edhe për situatën aktuale politike në vendit, transmeton TV21. Taravari tha se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pa precizuar se kur.

“Nuk mund ta them me siguri, e kam thënë çdo herë se kjo më së shumti varet nga VMRO-DPMNE pasi që i ka 58 deputetë për të shpallë zgjedhjet duhen 61 vota. Sipas asaj që e shohim, edhe pse deklarativisht kryeministri thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, intuita ime politike thotë se përsëri do të shkohet në në zgjedhje të parakohshme, nuk dua ta them kur, po mendoj se me patjetër do të vijmë në situatë që do të ketë nevojë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Arben Taravari – kryetar i ASH-së.