Taravari apel Ali Ametit të pranojë debat me Zijadin Selën!

Arben Taravari

Sa me habi po aq edhe me qejf dëgjuam se Bdi-ja paska kërkuar publikisht debat televiziv midis tre kandidatëve për kryeministër. Habi sepse kjo parti kishte kohë që injoronte kërkesën e qytetarëve të vendit për një debat televiziv midis kryetarit të kësaj partie -së z.Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës z.Ziadin Sela. Mirë se vjen BDI në botën e debatit, debati është zhvillim, ne e mbështesim atë dhe sidomos kur ky debat kërkohet me insistim nga votuesit jemi të sigurtë që BDI-ja nuk do të ngurojë më për të qenë pjesë e tij.
Prej sot presim ditën ku Ali Ahmeti do të përballet me Ziadin Selën. Datën le ta zgjedhë z.Ahmeti, vetëm të jetë para zgjedhjeve se më pas gjithçka do të jetë Ndryshe!