Taravari: Albin Kurti i mirëseardhur në të gjitha komunat dhe trojet shqiptare!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar për gazetën LAJM, vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë. Ai ka thënë se, Kurti është i mirëserardhur në të gjitha komunat shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

“Është i mirëseardhur çdokund. Mendoj se z.Kurti dhe z.Rama janë të mirëseardhur në të gjitha trojet shqiptare. E kam thënë edhe para disa ditëve, është normale ai e zgjedh agjendën e vet, ai është kryeministër i Kosovës dhe kudo që të shkojë, do të pritet në mënyrë të ngjashem.

LAJM: A kishte nevojë për gjithë këtë debat që po zhvillohet për vizitën e Kurtit?

“Aspak! Mendoj se pak edhe partitë e opozitës (maqedonase dhe shqiptare) po i fryjnë kësaj pune, sikur duan të kenë vëmendje. Përndryshe, mendoj se një kryeministër i një shteti fqinj, siç është Albin Kurti, është i mirëseardhur gjithkund, në të gjitha komunat shqipatre, por besoj edhe në komunat tjera të RMV-së”, tha Tarvari për LAJM.