Taravari: Ahmetin e gjunjëzuam dhe turpëruam në Gostivar, duhet të dorëhiqet (Video)

LAJM-Dje keni kërkuar dorëheqjen e Ali Ahmetit për shkak të humbjes së BDI-së në Gostivar. Por, a pritet të ketë edhe në radhët e opozitës përgjegjësi për rezultatet në zgjedhje?

Taravari: Në Gostivar ishin dy kandidat, unë dhe Ali Ahmeti. Kandidatin formal që e kishte BDI-ja nuk e paraqiti as në mediume, as në konventën e tij promovuese nuk e lanë të flet. Betejën politike në Gostivar e kemi bërë unë dhe z. Ali Ahmeti. Përpos asaj që i shfrytëzoi të gjitha metodat e presionit ndaj banorëve të Gostivarit, ai i humbi zgjedhjet. Jo vetëm që i humbi, por në Gostivar u turpërua sepse në raundin e parë humbi dhe në raundin e dytë gostivarisit ja dhanë përgjigjen. Ai doli prej Gostivarit ku qendroi dy javë, i gjunëzuar dhe turpëruar. Dhe mendoj se nga aspekti moral ai duhet të jep dorëheqje.