Taravari: Ahmeti ka probleme shëndetësore, i uroj së shpejti pension të këndshëm

epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti 12 vjet ka hangër dhe ka pi me Gruevskin dhe Mijallkovin. Taravari gjithashtu akuzoi Ahmetin se në vitin 2013-të i ka vjedhur zgjedhjet.

“Zotri Ahmeti 12 vjet ka hangër dhe ka pi me Gruevskin dhe Mijallkovin, nuk flas për këtë garniturë të VMRO-së, flas për atë garniturë që e quanim regjim. 2013-tën z. Ahmeti i ka vjedhur zgjedhjet sëbashku me Gruevskin dhe Mijallkovin. E them në qoftë se ka pak moral sëpaku atij nuk i ngjan të flet kështu. Përndryshe unë kam qenë kandidat i Aleancës dhe Alternativës në Gostivar, më ka përkrahë edhe VMRO-ja sikur që e ka përkrahë z. Bejtën LSDM-ja në raundin e parë sepse LSDM-ja nuk ka patur kandidat në Gostivar. Mendoj se z. Ahmeti ka probleme reale shëndetësore dhe unë i uroj që së shpejti që të ketë pension të këndshëm për 1 muaj ose 2 muaj do të shkojë aty ku duhet”, deklaroi Taravari. /SHENJA/