Nga 26 maji deri më 9 qershor, Maqedonia do të jetë nikoqire e stërvitjes ushtarake “Immediate Response 2025”, me pjesëmarrjen e mbi 2,000 ushtarëve nga 7 vende të NATO-s dhe 2 partnerë. Stërvitja do të bëhet në poligonin ushtarak të Krivolakut do të ketë:

- Maqedonia do të marrë pjesë me 950 ushtarë, përfshirë Batalionin e Lehtë të Këmbësorisë, njësinë ajrore (Air Wing) dhe Bazën Logjistike.
- SHBA (Garda Kombëtare e Vermontit) – 710 ushtarë
- Mali i Zi – 185
- Kosova – 150
- Austria – 70
- Greqia – 50
- Italia – 30
- Shqipëria – 30
- Mbretëria e Bashkuar – 2 (si vëzhgues ose mbikëqyrës)
Në stërvitje do të përdoret teknologji moderne dhe pajisje të avancuara, përfshirë: - 4 tanke Leopard 2A6 dhe 1 tank për tërheqje,
- 2 helikopterë luftarakë Apache AH-64,
- helikopterë mjekësorë HH-60 “Black Hawk”,
- helikopterë transportues MI-8/17,
- automjete të blinduara JLTV,
- automjete Humvee,
- mjet inxhinierik ushtarak “Husky”,
Pajisje ushtarake do të ekspozohen për qytetarët në Kavadar më 1 qershor, nga ora 10:00 deri 13:00.