Njihuni me njësinë anti-tank ukrainase të Brigadës së 25-të Ajrore që ka shkatërruar tashmë më shumë se 40 pajisje ushtarake ruse.
Komandanti i njësisë Ivan Phantom thotë se ekipi punon me armë anti-tank sikurse me Javelin, Fagot dhe Stugna-P.
“Njësia jonë kryen misione në zonat që mund të vihen në cak nga tanket dhe në kufijtë midis batalioneve, duke ofruar mbështetje në luftën e tankeve. Reparti i kryen gjithmonë detyrat e veta, duke iu përshtatur terrenit dhe rrethanave”, deklaroi Phantom.
“Në total kemi shkatërruar 40 automjete luftarake ruse”, shpjegoi ai.
Skuadra e tij ka shkatërruar mjete luftarake të këmbësorisë, mjete të blinduara të lehta dhe një tank.
Distanca më e lartë që ata kanë shkatërruar një objektiv ka qenë 5,600 metra me mjetin Stugna-P, derisa distanca më e shkurtër 700 metra.
“Tanke digjet më mirë kur janë të mbushur me rusë dhe me municione brenda”, thotë Phantom.




