“Tani, të dua me të vërtetë”, Getinjo i dërgon ëmbëlsirë Vivienit

Getinjo dhe Vivien, kanë krijuar lidhjen e tyre në “Big Brother VIP Kosova”.

Reperi pas daljes nga ky format, ka treguar kujdesin dhe përkushtimin për të dashurën e tij, teksa ajo ende po e vazhdon rrugëtimin e saj, shkruan lajmi.net.

Ai vazhdimisht i ka dërguar dhurata Vivienit e cila lumturohej me këtë.

Së fundi ai i ka dërguar një tortë në formë të zemrës, ku shkrimi i saj merr gjithë vëmendjen.

“Tani, të dua me të vërtetë.”, ka shkruar reperi në tortë./Lajmi.net/