Talat Xhaferi flet për statusin e UÇK-së, ja çfarë thotë

I pyetur për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Kuvendit, njëherë ish komandant i UÇK-së, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 tha se 90 për qind e ish pjesëtarëve të UÇK-së janë sistemuar në institucione dhe se si rrjedhojë kanë status në vendet ku punojnë.

“Mbi 90 për qind të pjesëtarëve të UÇK-së janë sistemuar nëpër institucione përkatëse. –Me status të pa definuar dhe asnjëherë nuk do të definohet? Jo të padefinuar, në institucione përkatëse me status siç e kanë në vendet ku janë duke punuar dhe vepruar”, deklaroi Xhaferi.