Talat Xhaferi dorëzoi propozimin e plotë për qeveri teknike, seanca parlamentare është caktuar për nesër

Talat Xhaferi, mandatari për kryeministër teknik sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dorëzoi propozimin e plotësuar për përbërjen e qeverisë teknike, duke përfshirë edhe kandidatët për ministra nga VMRO-DPMNE, shkruan Portalb.mk.

Talat Xhaferi, mandatori për kryeministër teknik sot në Kuvend dorëzoi dokumentin e plotë të propozimit për qeveri teknike, duke përfshirë edhe kandidatët për ministra nga VMRO-DPMNE.

Nesër në ora 11:00 do të fillojë seanca e Kuvendit me një pikë të vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Seanca e 141 e Kuvendit të RMV-së foto: printscreen nga uebfaqja e Kuvendit të RMV-së
Seanca e 141 e Kuvendit të RMV-së foto: printscreen nga uebfaqja e Kuvendit të RMV-së

Në Kuvend është dorëzuar edhe programi për punën e qeverisë teknike dhe materialet u janë dorëzuar të gjithë deputetëve.

Në programin e publikuar në faqen e Kuvendit, ndër të tjera, shkruhet se prioritet kryesor i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të drejta, të lira dhe të ndershme presidenciale dhe parlamentare, të 24 prillit dhe 8 majit.

Propozimi për përbërjen e qeverisë teknike, foto: printscreen nga uebfaqja e Kuvendit të RMV-së
Propozimi për përbërjen e qeverisë teknike, foto: printscreen nga uebfaqja e Kuvendit të RMV-së

Kujtojmë se më 26 janar, Talat Xhaferi dha dorëheqje nga detyra e kryeparlamentarit dhe pranoi nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mandatin për formimin e Qeverisë teknike, të cilën pritet ta udhëheqë ai si kryeministër i parë shqiptar.

Më 5 qershor të vitit 2020, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në shënimin e 18 vjetorit të themelimit të partisë, shpalosi idenë e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit në qershor të këtij viti me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, shprehu gatishmërinë që VMRO-ja të hyjë në qeveri, por jo bashkë me BDI-në. Nga BDI menjëherë reaguan dhe thanë se e pranojnë këtë ofertë, që të mos jetë në qeveri, por që fillimisht të bëhen ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve me BE-në.

Madje, BDI tha se do të heqë dorë edhe nga pozita e kryeministrit të parë shqiptar, por megjithatë, kjo nuk u realizua, pasi që VMRO-DPMNE u tërhoq nga bisedimet.

Për këtë pozitë, VMRO thotë që nuk do ta votojnë Xhaferin,