Taksia shkel tre fëmijë në Çair, njëri në gjendje të rëndë!

Tre fëmijë janë goditur nga një makinë në lëvizje në rrugën Hristian Todorovski Karposh në komunën e Çairit, raporton SHENJA.
Nga SPB Shkup për TV SHENJA, kanë konfirmuar aksidentin, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur në orën 10.58.
“Makina Pasat me targa të Shkupit, ka goditur, tre fëmijë të mitur. Fëmijët më pas janë dërguar në kompleksin e klinikave Nënë Tereza”, kanë njoftuar nga SPB Shkup. Njëri prej fëmijëve është në gjendje të rëndë, njoftojnë burime nga spitali për Gazetën Lajm.
Policia është në teren dhe po e heton rastin.