Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut janë takuar në lindjen e largët të Rusisë.
Sipas mediave ruse, Kim i ka kërkuar përgjigje të detajuara në disa çështje.
Kim gjithashtu vizitoi qendrën nga ku Rusia lansoi në hapësirë raketën Angara.
Në anën tjetër, vizita dhe paralajmërimet për furnizim me armë kanë alarmuar Shtetet e Bashkuara.
Ata bën me dije se nëse Kim e bën një veprim të tillë do të ballafaqohet me sanksione të rënda.
Ndërkaq është raportuar se Putin ka kërkuar të takohet me Kimin dhe të diskutojnë për çështjen e furnizimit me armë dhe municione, të cilat do t’i përdorte në luftën në Ukrainë.