Takohen nusja me vjehrrën, Kiara dhe nëna e Luizit shfaqen duke darkuar së bashku

Luiz Ejlli vazhdon të mbajë primatin e më të komentuarit.

Mbrëmjen e kaluar ai i ka dedikuar edhe një këngë tjetër, Kiara Titos, shkruan lajmi.net.

Luizi tregoi mbrëmjen e kaluar përmes një video se do bëjë këngë për nënën pasi kjo e fundit është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës. Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”-thotë Luizi.

E duket se raportet mes tyre tashmë janë rregulluar./Lajmi.net/