Takohen Bora dhe Donaldi?

Historia e Donaldit dhe Borës u përjetua nga çdo shqiptar e ishte diskutimi i çdo tavoline, madje disa i mbronin me aq fanatizëm sa dolën kundër Trixës.

Historia e tyre u kthye në një telenovelë ku të gjithë ishin kurioz se çfarë do të ndodhte, aq më tepër pas daljes së tij nga Big Brother e pas ndarjes nga Trixa.
Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Donaldi dhe Bora janë takuar.

Bora së fundmi ka blerë një apartament në Kompleksin Eleonorë, afër Kodrës së Diellit, e pasditen e sotme poshtë ballkonit të saj është parkuar makina tip Benz në ngjyrë blu, e cila është e Donaldit.

Ata kanë zgjedhur të takohen në shtëpinë e Borës, e nuk jemi të sigurt nëse ky është takimi i tyre i parë, dimë vetëm që ka ndodhur.