Takimin Kurti-Mustafa në Prapashticë, Besnik Berisha e quan trillim

Berisha ka thënë se të gjithë këto lajme për një takim në “ranch” të Isa Mustafës janë të pavërteta.

“Sa lehte i besojme lajmet “ekskluzive” ne kete vendin tone, anipse shume nga keto jane vec hamendesime, madje nganjehere edhe trillime. I tille eshte edhe ai per takimin ne te ashtuquajturin ” Ranch”, ne mes te VV-se dhe LDK-se”, ka shkruar Berisha në Facebook, përcjell lajmi.net.

Për takimin në shtëpinë e kreut të LDK-së është raportuar të premten mbrëma. Askush nga VV dhe LDK nuk e ka mohuar takimin por nuk kanë dashur të japin detaje se ku janë takuar dhe pse s’janë marrë vesh për bashkëqeverisje.