Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Algjeri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në Algjeri në kuadër të një vizite me ftesë nga homologu i tij algjerian, Abdelmadjid Tebboune.

Erdoğan, në aeroportin “Houari Boumediene” të Algjerisë u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune.

Pas pozicionimit të Erdoğan dhe Tebboune në podiumin ceremonial u intonua himni kombëtar i të dyja vendeve. Pas përshëndetjes së trupës ceremoniale, Erdoğan dhe Tebboune prezantuan delegacionet përkatëse.

Erdoğan dhe Tebboune biseduan për një kohë pas ceremonisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministrja algjeriane e Kulturës, Malika Bendouda, drejtori i Protkollit, Belkacem Laribi dhe ambasadorja e Turqisë në Algjeri, Mahinur Özdemir Göktaş.

Ndërkohë Erdoğan gjatë vizitës së tij në Algjeri është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank, shefi i Inteligjencës turke (MIT) Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.