Takimi Zaev-Gashi irriton Lëvizjen Besa, Kasami mund t’i shkojë në takim Ali Ahmetit

Takimi i papritur mes kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të Alternativës, Afrim Gashi, duket se ka irrituar jashtë mase kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, Kështu mëson jozyrtarisht Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Madje, për shkak të kësaj situate të krijuar tashmë pas takimit të Zaevit dhe Gashit, ka shumë mundësi që Kasami t’i shkojë në takim kreut të BDI-së Ahmeti edhe përkundër asaj që bëti me dije pak ditë më parë se nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga kreu i integristëve.