Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, raporton GazetaBlic.
Kurti ka theksuar se rezultati zgjedhor krijon legjitimitet të ri demokratik, duke siguruar stabilitet institucional dhe përfaqësim kredibil të Kosovës në dialog.
Ai ka shprehur gatishmërinë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rezultate të qëndrueshme.




