Takimi me nënën, ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Nusretin: Pse nuk i blen shtëpi më të mirë prindërve?

Ai së fundi ka postuar një video ku shihet të jetë takuar me nënën e tij pas dy vitesh, shkruan lajmi.net.

Por pas asaj video ai u kritikua jashtë mase. Komentuesit kanë nisur me pyetjet përse nëna e 38-vjeçarit të njohur si Salt Bae bën jetë modeste, pavarësisht pasurisë së tij.

 

“Si ka mundësi që i mban syzet kur takon mamanë. Ti je shumë i pasur, pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit e tu? Ke 2 vjet pa e parë? Pse, ti ke para?,”janë disa nga komentet e shumta që i kanë shkruar atij.

Kuzhinieri turk posedon një rrjet restaurantesh të quajtura Nusr-Et, dhe i ka të shpërndara në vendet më luksoze të botës.

Ushqimet e tij njihen për çmimet e shtrenjta ku disa prej gatimeve kalojnë dhe shifrat mbi 1000 dollarë./Lajmi.net/