Takimi i liderëve, VV-ja refuzon ftesën e Hotit

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për të diskutuar me liderët politikë rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Edhe pse ftesa për takim ende nuk i ka shkuar, Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se kjo qeveri nuk ka legjitimitet e as kredibilitet, andaj edhe ky takim është i panevojshëm.

“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka thënë zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.