Takimi i ftuar nga Kurti, LDK AAK e bojkotojnë, PDK e çon një zyrtar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë COVID-19.

Pas Kurtit në Qeveri është parë duke hyrë edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.