Takim i Kryetarit Xhaferi me anëtarët e KPP-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me eurodeputetët, anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut – BE, të cilët marrin pjesë në Takimin e 19. të këtij trupi të përbashkët punues për dialog parlamentar ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe Parlamentit Evropian. Në takim ishin të pranishme edhe Sonja Mirakovska, në cilësinë e bashkëkryesueses së Komitetit të Përzier Parlamentar dhe Cvetanka Ivanova, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit.

Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje ndaj Parlamentit Evropian që në vazhdimësi tregon vullnet të qartë politik dhe përkushtim për ardhmërinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresë se Takimi i 19. i Komitetit të Përzier Parlamentar do të jetë një mundësi e
shkëlqyer që deputetët e të dyja palëve të këmbejnë opinione për aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve të ndërsjella dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Në raport me eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi se edhe pse vendi i përmbushi kushtet dhe kjo ishte konfirmuar me vendimin e Këshillit Evropian prej më 21 mars 2020 për fillim të pakushtëzuar të negociatave të anëtarësimit, Kjo nuk ndodhi për shkak të
vetos së Bullgarisë. Megjithatë, shprehu shpresë se nga ajo që është në tavolinë, do të mund të arrihet marrëveshje, me ç’rast, çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Duke potencuar se Bashkimi Evropian bazohet në respektimin të gjithëve, sugjeroi se zgjidhja do të duhet të kërkohet në atë drejtim.

Kryetari Xhaferi rikujtoi se vendi e harmonizoi në tërësi legjislacionin e vet të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të Unionit dhe arriti shkallë të lartë të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, por edhe se për shkak të prolongimit të fillimit të negociatave, mbështetja e opinionit zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme.

Eurodeputetja Irena Joveva, e cila vjen nga Sllovenia, a ka prejardhje maqedonase, theksoi se Parlamenti evropian jep mbështetje të plotë për fillimin e negociatave dhe shprehu shpresë se kjo së shpejti do të ndodhë. Ajo informoi se është kryetare e Grupit të miqve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Parlamentin Evropian dhe e lavdëroi zbatimin e reformave në vend, duke e theksuar me këtë rast rëndësinë e dialogut politik dhe komunikimit me opinionin.

Raportuesi për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kjuçuk, e lavdëroi punën e Kuvendit dhe harmonizimin e politikës së jashtme të vendit me atë të BE-së në drejtim të sanksioneve ndaj Rusisë me ç’rast theksoi se partnerët në BE e çmojnë lartë vizitën e
paradokohshme të Kryetarit Xhaferi në Kiev. Ai po ashtu e nënvizoi rëndësinë që partitë politike të bashkëpunojnë kur janë në pyetje interesat strategjike të shtetit, siç është integrimi evropian.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për Dialogun Zhan Mone i cili udhëhiqet në partneritet me Parlamentin Evropian a ka për qëllim harmonizimin e Rregullores konsensuale për punën e Kuvendit dhe u pajtuan që Dialogu i katër Zhan Mone të mbahet në vjeshtë.